Brenda Tetorit, presidenti Klinton do të vendoset nën akuzë i ose pafajshëm. Ka qënë vetë ai që e ka pranuar këtë para shtrypit amerikan. Vendosja e presidentit nën akuzë ishte pothuaj e garantuar pasi Mazhoranca  Republikane e Kongresit Amerikan ishte e vendosur, por kësaj radhe u vu re dhe tendeca e disa demokratëve të cilët për hir te pozitës së partisë së tyre, janë gati të sakrifikojnë presidentin Klinton. Por vënia e Klinton nën akuzë, i rrezikon atij karrigen presidenciale.

“Dolli për paqen” qishe mesazhi që Medllin Ollbraj i ka dhënë liderve të Izraelit dhe Palestinës . Klinton ka ftuar presidentin palestinez Arafat në një samit më 15 Tetor në Uanshington me përpjekjen për të përfunduar një marrëveshje  në shkembim të sigurisë e cila do ti jepte fund bllokimit 19 vjeçar për bisedimin e paqes. Të dyja palet po përpiqen të arrijnë një marrëveshje.

Është përuruar dje aeroporti i ri i Oslos. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë vetë mbreti norvegjez. Në aeroport shihet një arkitekturë mjaft moderne dhe është derdhur një shumë fantastike prej 500 miliardë liretash. Por nuk kanë munguar dhe kritikat ndaj aerportit për shumën e shpenzuar dhe shërbimin e tij.

Pamje presidenti Bill Klinton me gazetarët, Klinton-Levinski. Medllin Ollbraj pamje nga takimi mes Jaser Arafat dhe Benjamin Njetanjahu. Pamje nga Aeroporti i Oslos./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori