Lajme nga Bota: Shumë fshatra janë përmbysur nga furia e uraganit Mitç i cili ka përfshirë Nikaraguan dhe Hondurasin. 110 persona bëhen të ditur të kenë vdekur si pasojë e uraganit ndërsa numri i të humburve nuk bëhet i ditur. Uragani po lëviz drejt Guatemalës duke lënë pas shkatërrime të shumta.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka reaguar në mënyrë unanime ndaj Irakut për të ndërprerë çdolloj marrëdhënie më Këshillin e Çarmatimit të OKB-së. Sipas Gristo i cili është dhe kryetari i rradhës, i ka kërkuar dhe njëherë Irakut që ta shikojë mirë vendimin e saj. Qeveria e Sadam Hysein nga ana e saj ka kërkuar një rishikim të marrëdhënie mes Irakut dhe UNESCO-s.

AMAS, organizata terroriste palestineze ka reaguar ndaj masave të marra nga qeveria e Arafati-it, masa antiterroriste të cilat qeveria palestineze i ka miratuar ditë më parë. Ata nuk pajtohen me masat policore që do të ndërmerren nga policia për ndalimin e akteve të tyre.

Glein ka deklaruar nga hapësira që nuk është vetëm toka shpresa për të qënë të rinj e të shendetshëm. Në konferencën me të rinjtë të apasionuar pas kozmosit ai ka folur për gjërat më të bukura të parë nga mijëra e mijëra kilometra larg.

  Pamje shkatërruese uragani. OKB, Këshilli i Sigurimit, anglezi Xheremi Gristo. Pamje Sadam Hysejn. Protestuesit AMAS Palestinë. Pamje astronauti Glen./tvklan.al

Gazetare : Mirela MIlori