Lajme Tv Klan 03 Shkurt 2021, ora 15:30



Lajme Tv Klan 03 Shkurt 2021, ora 15:30

16:53 03/02/2021

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 03 Shkurt 2021, ora 15:30

Spiker: Anjola Hamzaj

HEADLINE DATA 3 SHKURT    

DYSHIME PER PRANINE E VIRUSIT BRITANIK, ZBULOHET TEK SHQIPTARJA QE UDHETOI NE GJERMANI

Shtohen dyshimet per pranine e virusit britanik ne vendin tone. Mediat gjermane konfirmojne zbulimit e mutacionit te koronavirusit tek nje shqiptare qe u nis nga Rinasi drejt Gjermanise, ku rezultoi se ishte prekur nga varianti britanik.

MERKEL MIREPRET VAKSINEN RUSE, “ESHTE MIREPRITUR NESE E MIRATON EMA” MERKEL PER SPUTNIK V

Ndryshon qasja e vendeve evropiane per vaksinen ruse.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehet e hapur për të përdorur Sputnik 5 për vaksinimin e popullsisë në Gjermani, sapo te miratohet nga Agjensia Europiane te Barnave.

PLANI I PD PER ARSIMIN, PREMTON 60% RRITJE PAGAT E MESUESVE, PEDAGOGET 900-1300 EURO

Kreu i demokrateve, Lulzim Basha premton paga deri ne 700 euro per mesuesit dhe minimumi 900 euro per pedagoget.
Ne programin per arsimin, Basha premtoi tekste shkollore të reja falas, për 350 mije nxënës

JURI KIM KERKON TE PASTROHEN LISTAT, “JO PER AMBASADORET, POR SEPSE E KERKON LIGJI”

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim kërkoi të mos kandidohen persona me te shkuar te erret. “Drejtuesit e partive duhet ta bëjnë këtë sepse kjo eshte ajo qe pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së” ka qene mesazhi i ambasadores.

AMBASADA NE IZRAEL, REAGON LIGA ARABE “KOSOVA TE HEQE DORE NGA VENDIMI”

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe hapja e ambasadës në Jeruzalem nuk u mirëprit nga Liga Arabe e cila i bëri thirrje Kosovës që të heqë dorë nga vendimi i saj. Rezerva për këtë vendim shprehu edhe Turqia.

PUBLIKOHET VIDEO E FUNDIT E MARADONES, FALENDERON MJEKUN PAS OPERACIONIT

Mediat argjentinase zbuluan videon e fundit të legjendes se futbollit Maradona në të cilën falenderon mjekun që e operoi. Doktori Luke ishte nën hetim për mjekim jo të saktë të legjendës së futbollit.







Të ngjashme