Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 1 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 1 Tetor 2024

Irani sulmon Izraelin me mbi 100 raketa si hakmarrje për goditjet ndaj Libanit

Përshkallëzohet konflikti në lindjen e Mesme. Irani lëshoi para pak çastesh mbi 400 raketa në drejtim të Izraelit si hakmarrje për sulmet e ditëve të fundit ndaj Hezbollahut në Liban ku u vra kreu i kësaj organizate, Hasan Nasrallah.  

Policia, kallëzim në SPAK për 23 deputetët që dogjën karriget. Kuvendi: T’i paguajnë vetë dëmet

Policia e shtetit kallëzon në SPAK për 23 deputetë të opozitës që në seancën e së hënës dogjën karriget dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares, Spiropali. Kuvendi njoftoi se deputetët do të duhet të paguajnë vetë për dëmet e shkaktuara. 

SHBA dhe BE: Keqardhje për dhunën në Kuvend palët të vetëpërmbahen dhe të dialogojnë

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe shprehin keqardhje për aktet e dhunës të ndodhura në seancën e së hënës në Kuvend. Ato u bëjnë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe të dialogojnë.

73% e shqiptarëve, të sigurt të ecin natën vetëm. Gallup: Ka më shumë besim te policia

Një studim i Gallup konstaton se në çdo 4 qytetarë shqiptarë, 3 prej tyre ndihen të sigurt të ecin natën vetëm në rrugë duke shprehur më shumë besim tek policia. Siguria në rrugë është një nga elementet që vlerësohet edhe nga turistët e huaj.

Rënia e euros ndihmon ne shlyerjen e borxhit. Ekspertët: Është kursyer 20% e vlerës

Krahas efekteve negative qe ka kryesisht në eksporte, rënia e euros po ndihmon qeverinë në uljen e pagesës së borxhit. Sipas ekspertëve vetëm vitet e fundit është bërë e mundur që të kursehet rreth 20% e vlerës.

2 deputetë largohen nga vetëvendosje: Të papranueshme, ndryshimet në kodin civil

2 deputetë kanë deklaruar sot largimin nga Lëvizja Vetëvendosje. Eman Rrahmani dhe Visar Korenica thonë se për ta janë të papranueshme nismat e mbështetura nga Kurti për ndryshime në Kodin Civil që prekin familjen tradicionale.

/tvklan.al