#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Majlinda Bregu, Sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal ishte e ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku diskutoi për problemet e vende të Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së saj ajo tha se shumica e vendeve të rajonit kanë probleme me inflacionin dhe koston e jetesës.
E ftuar: Majlinda Bregu
106 vjet për të hyrë në BE? Majlinda Bregu: Nëse ecim me ritmin e Malit të Zi…
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu, ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Opinion”.
Ajo tha për gazetarin Blendi Fevziu se nuk ka qenë dakord me datën që përcaktoi ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel për anëtarësimin e në BE në 2030-ën.
Sipas Bregut, Shqipëria nuk ka hapur ende pjesën më të rëndësishme të negociatave dhe shtoi se nëse vazhdon me ritmin e negociatave të Malit të Zi, Tiranës zyrtare i duhen edhe 106 vjet që të anëtarësohet.
“Të them të drejtën unë nuk kam qenë dakord kur kam dëgjuar datën e fundit para 1 viti nga ish-presidenti i Këshillit Europian, i cili caktoi vitin 2030. Fatlume dita nëse ndodh në 2030, por për të ndodhur në 2030 anëtarësimi i Shqipërisë apo i vendeve tona do duhet që të ndryshojë i gjithë procesi i anëtarësimit në BE. Në rast se Shqipëria do të vazhdojë me të njëjtin model teknik të qasjes drejt BE-së, pra me të njëjtin ritëm të negociatave që ende nuk kanë filluar me pjesën e tyre thelbësore, nuk janë hapur kapitujt dhe duke llogaritur sa kohë i është dashur, nuk po them Serbisë për probleme të tjera, por Malit të Zi që është një vend më i vogël, i cili ka më pak probleme dhe një vend që është parë me një sy të mirë deri dje thashë edhe për shkak të numrit të kufizuar të qytetarëve. Po të ecim me ritmin e negociatave të Malit të Zi, Shqipërisë i duhen edhe 106 vjet”, tha Bregu.
Sipas saj shansi i vetëm për integrim është nëse ndryshon qasja e BE për mënyrën si do të trajtojë zgjerimin. Megjithatë ajo shtoi se deri atëherë, Shqipëria duhet të përfitojë sa më shumë duke qenë pjesë e tregut europian, diçka që ka nisur.
“Deri atëherë mendimi im është që ne duhet të bëhemi gati të kapim sa më shumë përfitime duke qenë pjesë e tregut europian. Kjo varet nga ne, kjo ndihmon bizneset. Afrimi me tregun europian ka nisur dhe kjo ndihmon biznesin dhe qytetarët. Them që maksimalisht deri në 2030 këtë duhet të kapim”, tha Bregu.
Majlinda Bregu rikthehet në politikë? E zbulon në “Opinion”
Që prej vitit 2021, Majlinda Bregut i është besuar pozicioni i Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Kjo detyrë e rëndësishme e la atë jashtë politikës vendase. Sonte e ftuar në studion e “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e pyeti pikërisht për planet e saj për më tej, duke qenë se në Dhjetor përfundon mandatin e dytë si sekretare në Këshillin Rajonal të BE-së.
Majlinda Bregu: Jam në momentin që mund ti ndaj publikisht. Ambiciet e mia janë të një qytetari të kësaj bote, mund të jenë brenda ose jashtë Shqipërisë.
-A e ndiqni politikën shqiptare?
Majlinda Bregu: Sigurisht! Nuk jam shkëputur asnjë moment.
-A mbetet një prej pasioneve tuaja angazhimi politik?
Majlinda Bregu: Nuk kam reshtur së besuari se në politikë të mban vullneti dhe pasioni dhe unë hyra në politikë për shkak të pasionit politik.
-Dhe këmbëngulja?
Majlinda Bregu: Këmbëngula dhe fola shumë, por mesa duket duhet të ketë pësime pa të kthehen te ato që kam thënë.
-Çfarë ke mësuar ti nga pësimi?
Majlinda Bregu: Meqë nuk u dëgjova atëherë, pse duhet të shprehem tani?! Ja vlen për sa kohë që ke pasur të drejtë, kur koha dhe zhvillimi të jep të drejtë është një moment që kupton se ke pasur mundësi e ke reaguar edhe atëherë kur nuk kishte zë.
/tvklan.al