Denoncimi i rradhës në emisionin “Stop” në Tv Klan ka bëjë me bashkëshortët Isa dhe Shpresa Lleshi nga fshati Lleshan i Gramshit. Ata trajtohen me kemp në Shqipëri, por jetojnë dhe punojnë në Itali.

Punonjësit e postës së Gramshit e pohojnë këtë dhe thonë se çifti i bashkëshortëve kanë disa muaj pa tërhequr kempin. Për të provuar se çifti Lleshi jeton e punon në Itali, “Stop” publikon një video.

Punonjësja e Postës: (në telefon me kolegun) Po merr! Merr pension ëë?

Punonjësi 2: Sa fola me atë, ai do vijë vetë në gusht. Kanë disa muaj. Nuk e di për korrik, se deri tani nuk ka dalë.

I vetmi që nuk ka dijeni për këtë është administratori shoqëror, i cili duhet të kontrollonte nëse Isai dhe Shpresa janë rezidentë në fshatin Lleshan që të merrte masa për ndërprerjen e kempit./tvklan.al