#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 18 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 18 Shkurt 2023

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistrohet në zgjedhje. PD, me të njëjtën formulë si në garën e 6 Marsit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi koalicionin “Bashkë fitojmë”, duke hequr siglën e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën. Ne kete menyre, Partia Demokratike del ne gare njesoj si me 6 mars, ku u rendit force e dyte.

GJKKO lë në burg kryetarin e bashkisë së Bulqizës dhe 7 zyrtarët e tjerë

Gjykata e Posaçme le ne burg kryetarin e Bashkise se Bulqizes, Lefter Allen, 7 zyrtare te tjere te kesaj bashkie dhe 2 perfaqesues te disa kompanive private. Ata u arrestuan per abuzime me nje tender prej 3.2 milione dollaresh.

U kap me 113 mijë euro, del para gjykatës oficeri i Renea-s: Ia mora një biznesmeni

Oficeri i RENEA-s, Altin Morina, i kapur me 113 mije euro ne makine, do te qendroje ne burg. Ai tha ne seancen gjyqesore se parate i kishte marre borxh tek nje biznesmen, por gjykata kerkoi qe hetimi ndaj tij te vijoje per pastrim parash.

Raundi i dytë i takimit Kurti-Vuçiç në Ohër. Shpresë për marrëveshje

Po mbahet ne Oher raundi i dyte i takimit mes Kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti dhe presidentit serb, Vucic, me ndermjetesimin Bashkimit Europian. Palet shpresojne te bien dakord per propozimin franko-gjerman per normalizimin e raporteve.

Ura e Mesinës bëhet realitet? Qeveria jep dritën jeshile për projektin ambicioz

Qeveria italiane jep driten jeshile per ndertimin e ures se Ngushticës së Mesinës që lidh ishullin e Siçiisë me pjesën kontinentale. Me gatesi 3.2 kilometra, ajo do te jete ura e varur me e gjatë në botë dhe do të kushtojë 7 miliardë euro./tvklan