Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Korrik 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Shqipëria në zi kombëtare për Kadarenë, nesër ceremonia zyrtare në TKOB. Do të prehet në Tiranë

Shqipëria është në Zi Kombëtare në nderim të shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare. Ai do të prehet në varrezat e Tufinës, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore. Edhe Kosova e shpall të mërkurën, Ditë Zie.  

Presidenca Franceze, mesazh për Kadarenë: Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë në një vend që s’ishte i tillë

Për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar edhe Presidenca e Francës që shpreh nderimet më të larta për të. Në deklaratë në emër të Presidentit Makron, Kadare thuhet se jetoi dhe krijoi si një njeri i lirë në një vend që nuk ishte i tillë.

PS, gati për në kuvend draftin për reformën zgjedhore pas deshtimit të konsensusit me PD

Partia Socialiste ka gati draftin për reformën zgjedhore qe do ta dërgojë ne parlament dhe do te kërkojë ta miratoje me 84 vota nëse nuk arrin konsensusin me demokratët. Drafti adreson votën e emigranteve dhe votimin elektronik ne 5 qarqe.

Gjysma e shqiptarëve jetojnë në shtëpi private. Pjesa më e madhe banon në hapesira të vogla

Gjysma e shqiptarëve jetojnë në shtëpi private dhe jo në pallate. Është kjo një nga të dhënat që ka nxjerrë censi sipas të cilit vërehet se pjesa më e madhe e shqiptarëve banojnë në hapësira të vogla nga 40 në 69 metra katror.

Përcaktohet sot çifti i fundit çerekfinalist. Holanda në avantazh me Rumaninë, Austria sfidohet nga Turqia

Përcaktohet sot çifti i fundit çerekfinalist i Kampionatit Europian që po zhvillohet në Gjermani dhe transmetohet në televizionin Klan. Holanda është në avantazh me Rumaninë, ndërsa në mbrëmje Turqia do të sfidojë Austrinë.

Biden, i pakënaqur me gjykatën supreme për Trump. Dhënia e imunitetit, precedent i rrëzikshëm

Kanë qenë të shumta reagimet pas vendimit të Gjykatës së Lartë amerikane që i dha imunitet të pjesshëm ish-presidentit Donald Trump. Për kreun e shtëpisë së bardhë, Xho Bajden ky është një precedent i rrezikshëm.

/tvklan.al