Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 3 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 3 Gusht 2024

Himara zgjedh nesër kryebashkiakun e ri. Në garë, Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria

23 mijë banorë të himarës do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë mes Vangjel Tavos nga socialistët dhe Petro Gjikurisë së opozitës. Edhe pse në kulmin e sezonit duket se zgjedhjet nuk kanë ndikuar tek turistët.

Siguria në det, problem mjetet lundruese vetjake. Policia: Duhen kufizuar më mirë zonat e notimit

Për të garantuar sigurinë e pushuesve, në të gjithë vijën bregdetare, policia është duke mbajtur nën monitorim mjetet lundruese. Megjithatë drejtues të uniformave blu thonë se problem mbetet kufizimi i zonave të notimit.

I nxehti shton problemet në lekurë. Dermatologët: Më të përhapura tek të rinjtë

Ditët e nxehta të këtyre ditëve kanë shtuar edhe pacientët me probleme me lëkurën. Mjekët specialistë vërejnë se më të përhapura problemet janë tek të rinjtë pasi të moshuarit tregohen më të kujdesshëm me ekspozimin.

Rritet me 7.1% përdorimi i kartave të kreditit. BSH: Ndikoi turizmi dhe normat e favorshme të interesit

Shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë që pagesat e faturave në dyqane e restorante t’i bëjnë me karta. Shoqata e bankave raporton se gjatë 2023 numri i kartave në përdorim u rrit me 7.1%. ndikuan turizmi dhe normat e interesit.

/tvklan.al