Pas fitores në Bashkinë e Himarës, kryeministri Edi Rama ka konsumuar një kafe me kryebashkiakun e sapozgjedhur Vangjel Tavo.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale, një foto së bashku me Tavon, ndërsa krahas saj kreu i qeverisë shkruan temë e bisedës ishin projektet e reja dhe plani strategjik Himara 2030.

“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara 2030 në Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.

Vangjel Tavo fitoi garën për bashkinë e Himarës me 58.62% të votave, përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Klan News