Një aksident ka ndodhur në lagjen 16, në rrugë “Vllazërimi” në Durrës. Sipas informacioneve të bëra të ditura nga korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi, një makinë, që ishte me urgjencë për në spital ka kaluar me semafor të kuq dhe është përplasur me një furgon.

Mësohet se fëmija i sëmurë që ishte në makinë është dërguar me urgjencë në spital.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet aksidenti ka shkaktuar dëme të shumta materiale edhe tek makinat e tjera, të cilat ishin të parkuara në anë të rrugës.

/tvklan.al