Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 6 Korrik 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Mbi 5 orë seancë, GJKKO lë në burg ish-ministrin Beqaj. Nuk pranohet garancia prej 5 mln lekësh për masë më të butë

Pas 5 orë seancë, GJKKO lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj, duke ia rrëzuar garancinë prej 5 mln lekësh për një masë më të butë. Burg dhe per Ermal Kurtulajn, ndërsa Alfred Nikollaj dhe Elton Marini do gjykohen ne arrest shtëpie. Detyrim paraqitje dhe për dy te akuzuarit e tjerë për shpërdorim fondesh te BE.

Hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për pensionet. Emigrantët shqiptarë duhet të aplikojnë në e-Albania

Hyri sot në fuqi marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për njohjen e pensioneve. Janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja për njohjen e kontributeve dhe që duhet të aplikojnë përmes E-Albania për të përfituar.

Hapja e tunelit të Llogarasë lehtëson pushuesit: Kishim vite që e prisnim

Një ditë pas hapjes së tunelit të Llogarasë, qytetarët shprehen të kënaqur për lehtësinë që ai ofron. Sipas tyre, ky investim kishte vite që pritej pasi afron më shumë brigjet e jugut. Të kënaqur janë edhe turistët e huaj që ushtojnë drejt rivierës.

Censi: Bie me 40% numri i analfabetëve. Por 48 mijë shqiptarë nuk dinë ende të shkruajnë e të lexojnë

Censi zbulon një rënie me 40% të numrit të analfabetëve në Shqipëri në krahasim me 2011-ën megjithatë janë 48 mijë persona që nuk dinë të shkruajnë e lexojnë. Ekspertët thonë se duhet më shumë vëmendje për këtë shtresë.

Biden: Vetëm Zoti më bind për t’u tërhequr  nga gara. Dështimi në debat, pasojë e një ftohje.

Presidenti amerikan Xho Bajden shprehu bindjen e thellë se nuk do të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë presidencial. Në një intervistë televizive, Bajden tha se “vetëm Zoti mund ta bindte të linte në mes garën” përballë Donald Trump.

Angli-Zvicër dhe Holandë-Turqi, përcaktohen sot dy gjysmëfinalistët e tjerë.

“Euro 2024” përcakton sot 2 gjysmëfinalistët e tjerë. Anglia dhe Zvicra po përballen këto momente dhe rezultati është 0 me 0. Ndërsa ne mbremje sfida mes Holandes e Turqise që do të transmetohet Tv Klan premton emocione të shumta.  

/tvklan.al