Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 9 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Përmirësohet situata nga zjarret në Dropull. MM: Nuk ka më rrezik për banesat e zonës  

Thellohen mosmarëveshjet PS-PD për kodin zgjedhor OSBE: Duhet konsesus dhe pjesëmarrje e të gjithëve

Thellohen mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës  për reformën zgjedhore. Socialistët dhe demokratët fajësojnë njëri – tjetrin për dështimin e saj, ndërsa kreu i OSBE-së bën thirrje për konsensus dhe gjithëpërfshirje.

Sekuestrohen pasuritë e kompanisë “5D”. Spak: Ka dyshime se janë produkt i veprave penale

Sekuestrohen me kërkesë te SPAK pasuritë e kompanisë 5D dhe të disa kompanive të tjera. Prokuroria e Posaçme dyshon se ato janë produkt i veprave penale, për te cilat akuzohen disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Alarmi i Prishtinës: Serbia mund të përsërisë skenarin e Banjskës në veri

Prishtina jep alarmin se Serbia po përgatit një tjetër skenar me përmasa më të mëdha se ai i Banjskës për të destabilizuar Kosovën. Uashingtoni thotë se Veriu dhe situata në Bosnje janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkan.

Sot gjysmëfinalja e parë e Euro 2024. Spanjë-Francë, sfidë mes përvojës e talenteve

Luhet sonte gjysmëfinalja e parë e Euro 2024, mes Spanjës dhe Francës, dy ekipe që do të kenë në fushë lojtarë me mjaft përvojë dhe talente të rinj. Sfida do të transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin Kombëtar Klan, në orën 21.

Sylvihno në prag të rinovimit të kontratës. FSHF pritet t’i besojë edhe kualifikueset e botërorit

Silvinjo është në prag të rinovimit të kontratës për të vazhduar drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit. Federata pritet t’i besojë kështu edhe kualifikueset e botërorit, duke pare ecurinë pozitive të deritanishme.

/tvklan.al