Dhëndri i ish-presidentit amerikan Trump,  Jared Kushner dëshiron që të kthejë Sazanin ishullin prej 1400 hektarësh në destinacion luksoz për të pasurit ndërkombëtarë. Sipas rrjetit mediatik amerikan “Bloomberg”, Kushner planifikon që të shpenzojë më shumë se 1 miliard dollarë në këtë ishull për të ndërtuar hotele dhe shtëpi.

Ky është investimi më i madh deri më tani nga kompania “Affinity Partners”.

Jared Kushner: Interesi për Shqipërinë më erdhi nga një vizitë në vitin 2021. Isha i intriguar nga e kaluara e ishullit si një zonë e kufizuar ushtarake. Mundësia për investime aty u shfaq rreth një vit më vonë. Unë jam kthyer edhe dy herë të tjera atje që atëherë, për të kontrolluar gjërat dhe për t’u siguruar që ndihem rehat. Unë jam gjithnjë e më i emocionuar për potencialin turistik të atij vendi.

Dhëndri i ish-Presidentit Trump ka deklaruar se ky shtet i voëgl ballkanik po kthehet në destinacion turistik me rritje të shpejtë në shifrat e turizmit. Hotelet dhe vilat luksoze në ishullin e Sazanit do të operohet nga marka ekskluzive “Aman”, klientët e së cilës përfshijnë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Kardashianët.
Agjencia e investimeve e qeverisë shqiptare e drejtuar nga kryeministri pro-amerikan, Edi Rama ka marrë aplikimin e Kushnerit për projektin e Sazanit, ndërkohe që shqyrtimi i dokumentacionit është në proces.

Qeveria shqiptare ka mbrojtur propozimet për këto investime nga aleati i tyre kryesor, SHBA, duke thënë se ato do të sjellin përfitime ekonomike si vende pune dhe një përmirësim të ofertës së tyre kombëtare të turizmit.

 “Çdo investitor serioz, veçanërisht nga vendet aleate strategjike të Shqipërisë si Shtetet e Bashkuara, ka një derë të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe standardet e larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit”, tha ka deklaruar ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Kompania Affinity po shikon gjithashtu mundësinë për investime edhe në gadishullin e Zvërnecit përballë Sazanit, megjithëse ende nuk është paraqitur aplikimin tek autoritet shqiptare.

Klan News