Tare: Është një objektiv i rëndësishëm për ne

Te Lazio duan pjesëmarrjen në grupet e Champions League. Skuadra italiane i është afruar gjatë sezoneve të fundit, por pa mundur të luajë në grupet e turneut më të rëndësishëm për klube në Europë.

Këtë synim e pranon edhe drejtuesi i Lazio, Igli Tare. 

“Objektivi është Champions dhe pasi të arrijmë këtë synim atëherë në 4 ose 5 ndeshjet e fundit kemi mundësi që të luftojmë për diçka tjetër, pse jo. Por më parë duhet të arrijmë Champions, pasi është i rëndësishëm për ne”.

Pjesëmarrja e fundit në Champions League është në sezonin 2007-2008.

Lazio festoi 120 vjetorin e krijimit të klubit dhe kërkon që këtë ngjarje ta kujtojë me një arritje të madhe.

Aktualisht ekipi ku luan edhe portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha renditet në vendin e tretë.

Tv Klan