Legalistët vërejtje për Kushtetutën (17 Nëntor 1998)

Legalistët vërejtje për Kushtetutën (17 Nëntor 1998)

11:23 17/11/1998

Vetëm 4 ditë para referendumit, legalistët kanë bërë publike vërejtjet e tyre për Kushtetutën të krahasuara këto me statusin themeltar të Mbretërisë Shqiptare. Ata vunë në fokusin e kritikës së tyre nenin 103 të Kushtetutës në të cilën thuhet se ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësi për deputet. Mendimi i tyre ishte se kjo i hap rrugën vendosjes në të tilla poste personale që janë me origjinë  të huaj, gjë që është evidente në qeverinë Majko. Gjithashtu ata bënë vërejtje për nenin 177 mbi gjendjen e jashtëzakonshme, për nenin 192 për të drejtat e njeriut si dhe për nene të tjera.

Pamje Partia e Legalitetit konferencë./tvklan.al

Të ngjashme
UKT