Zjarret në Amazonë vazhdojnë, edhe pse me intensitet jo shumë të lartë, por sipërfaqe të gjelbëruara vijojnë të digjen. Dëmet e shkaktuara janë të konsiderushme dhe planetit tonë do t’i duhet shumë kohë të marrë veten. Sigurisht që duhet edhe ndihma e çdo personi për të rimëkëmbur atë që konsiderohet si “mushkëritë e planetit”.

I pari që ka marrë këtë nismë është Leonardo DiCaprio. I njohur për veprimet e tij në mbrotje të mjedisit, aktori ka dhuruar 5 milionë Dollarë për të ndihmuar në betejën kundër zjarreve që po shkatërrojnë pyjet tropikale në Amazonë. Gjithashtu ai i ka bërë thirrje çdo indivi të ndihmojë, për të shpëtuar atë çfarë ka mbetur nga Amazona.

Sipas mediave, DiCaprio ka depozituar para në fondin ‘Amazon Forest’, i krijuar nga organizata që vetë aktori ka themeluar, ‘Earth Alliance’. Amazon Forest po kërkon fonde për të mbrojtur biodiversitetin e jetës, pyllin më të madh në botë.

Në rrjetet sociale, njerëzit janë të inatosur me personazhet e famshëm, përse nuk përdorin fuqinë e tyre për diçka që fundja përfshin ata dhe familjet e tyre.

Amazona është një nga ekosistemet më të mëdhenj në planet, i cili luan një rol të madh në stabilizimin e klimës globale, si dhe shtëpia e tre milionë lloje të bimëve dhe kafshëve.

Klan Plus