Shqipëria ka patur një raport shumë të mirë me librin, pasi ka shitur një numër të madh librash pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të këtyre 20 viteve të fundit.

Libri është një dritare drejt dijes, por gjithashtu edhe mënyra për të zhvilluar imagjinatën dhe për të shtuar fjalorin e secilit prej nesh. Por cilat kanë qenë librat më të pëlqyer në fëmijëri dhe si ka evoluuar pëlqimi për letërsinë në vitet në vazhdim?

Për të diskutuar mbi këtë çështje ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Diana Çuli, Arlinda Dudaj, Hueyda El Sayed, Meri Dishnica, Genc Ruli, Preç Zogaj, Andi Bejtja dhe Fatos Lubonja./tvklan.al