Sfida e Bashës, frenimi i ikjes së trurit

Në takimin me studentët dhe përfaqësues të Sudentëve Demokrat Europian, Basha iu bëri thirrje që të shkojnë derë më derë në Shqipëri për të shpjeguar programin e PD si dhe të ndëshkojnë me votë qeverinë “Rama” në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

“Duhet ndihma juaj, duhet të shkoni derë më derë, tek bashkëmoshatarët tuaj dhe më të rriturit dhe tu bëni thirrje që gjithë mërzinë, zhgënjimin, mllefin, depresionin ta kthejnë në energji, ta kthejnë në votë dhe në 25 Prill të votojnë Partinë Demokratike, të votojnë ndryshimin.”

Basha tha se në programin e Partisë Demokratike krahas ligjit të ri për arsimin e lartë përfshihen 10 mijë stazhe 12 mujore të cilat do të paguhen 30 mijë lekë në muaj.

“10 mijë më të mirët në vit, që i bie 1 në 3 studentë të universiteteve publike, qeveria e ardhshme e drejtuar nga unë do të bëjë realitet zotimin e stazhit 12 mujor me një pagesë prej 30 mijë lekë të reja në muaj. Trajnimi dual nuk do të nxjerrë thjeshtë të rinjë me diploma që nuk dijnë nga të orientohen, por do të nxjerrë të rinjë të mirëtrajnuar të gatshëm për të marrë përgjegjësi në profesionin që kanë zgjedhur.”

Kreu i demokratëve tha se qytetarët nuk duhet të besojnë asnjë politikan që premton mrekulli në fushata elektorale, teksa tha se ai vet premton normalitet në Shqipëri.

Klan News