Sahit Dollapi, i shoqëruar në polici mbrëmjen e së shtunës me akuzën se kundërshtoi punonjësit e policisë, është lënë i lirë. Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve në Spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Në pamjet e ofruara nga selia blu, ai shihet se u shoqërua në polici për shkak se nuk pranoi të dorëzonte maskën kundra gaz të policisë.

Ndërkohë në ambientet e komisariatit janë shoqëruar rreth 90 persona pas protestës së dhunshme që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës nga opozita.

Tv Klan