Opinion- Joseph Limprecht, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë është ndër personazhet e njohur të jetës politike, por edhe shoqërore të jetës shqiptare jo vetëm për faktin që është ambasador i SHBA. Mbrëmjen e sotme ai i ishte e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

11 shtatori 2001 është një plagë ende e hapur në SHBA, por edhe në botën perëndimore.  Imazhet e avionëve që u rrëzuan në Kullat Binjake, dëshpërimi i njerëzve të bllokuar në ndërtesë solli një këmbanë alarmi në botë. Kullat Binjake u shembën brenda dy orëve pasi u goditën nga aeroplanët. Qytetarë nga 70 vende të ndryshme të botës u vranë në këtë sulm, me një total prej 2.995 viktimash. 

“Pas atentatit terrorist të 11 Shtatorit mund të them se ne kemi kuptuar se cilët janë miqtë tanë, mund të them që ata jënë pjesa më e madhe e botës. Populli amerikan është i bashkuar. Ky nuk ishte një sulm që iu drejtua qendrës amerikane të tregëtisë, por qendrës botërore të tregëtisë. Simbolika është shumë e qartë dhe tregon shumë edhe për ata që e kryen, të cilët janë në luftë me këdo”,tha Limprecht./tvklan.al

I ftuar: Joseph Limprecht, Ambasadori Amerikan në Tiranë.