Lind qenushi më ngjyrë jeshile



Lind qenushi më ngjyrë jeshile

13:15 23/10/2020

Në një fermë në Sardenja të Italisë ka ndodhur një rast i çuditshëm, pasi një fermer italian ka njoftuar lindjen e një qenushi shumë të rrallë.

Pasi qeni i tij me emrin Spelacchia, pati një pjellë me pesë qenush, fermeri i quajtur Cristian pa se 4 nga qenushët mbanin ngjyrë të bardhë si nëna e tyre, ndërkohë që një nga ta ishte më i veçantë.

Njëri nga qenushët mbante ngjyrë jeshile dhe menjëherë pas lindjes iu dha emri Fëstëk.

Fermeri të gjithë qenushët kishte vendosur t’i dhurojë, përveç Fëstëkut, por duket se ka edhe një lajm të trishtuar pasi edhe ngjyra e tij e veçantë, tanimë ka filluar të zbehet.

Besohet se kjo ngjyrë e qenushit ka ardhur si pasojë e kontaktit të tij me një pigment të gjelbër të quajtur biliverdin, ndërsa ishte në barkun e nënës.

Ngjyra jeshile është një ngjyrë e shpresës dhe fatit,” tha Cristian, duke shtuar se fati dhe shpresa janë diçka që shumë prej neve do na duheshin në këtë vit të çuditshëm dhe me plot ndodhi./tvklan.al





Të ngjashme