Lirohet ish-deputeti Alqi Bllako


Lirohet ish-deputeti Alqi Bllako

15:07 06/10/2022

Do të hetohet në “arrest shtëpie”

6 muaj pasi u prangos, ish-deputeti Alqi Bllako u lirua nga Gjykata për t’u hetuar në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me konçensionin e inceneratorit të Fierit.

Nëpërmjet avokatit, Sokol Hazizaj, Bllako i kërkoi lirinë gjykatës me argumentet se hetimet e rëndësishme për këtë dosje janë kryer dhe se gjendja familjare e tij është e rënduar. Argumente që duket se kanë bindur gjyqtaren Irena Gjoka, me vendimin e të cilës qëndroi në burg që prej 1 Prillit 2022.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme është shprehur kundër ndryshimit të masës gjatë seancës së mbajtur këtë të enjte.  Ndërkohë SPAK konfirmoi për Televizionin Klan se do ushtrojë ankim ndaj vendimit që liroi ish-deputetin socialist.

Alqi Bllko dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka favorizuar në procedurat e konçensionit të Fierit kompaninë fituese dhe në këmbim, në formën e pagave për babanë e tij ka marr rryshfet rreth 15 milionë lekë.

Tv Klan












Të ngjashme