Rubrika “Gjysma Ime” sjell sot një prej figurave të rëndësishme të Partisë Socialiste, znj.Lindita Nikolla. E kemi ndjekur shpeshherë në daljet e saj publike si Kryetare e Njësisë Bashkiake nr 1 në Tiranë, si deputete e Partisë Socialiste, në postin e Ministres së Arsimit dhe Sportit; por nuk e kemi dëgjuar të flasë për dashurinë dhe për ndjenjat, për historinë e njohjes me gjysmën e saj, Ligor Nikolla. Sot do të na tregojë shumë, marrëdhënia e veçantë që ka pasur me vjehrrën dhe shumë e shumë detaje nga jeta në çift, prej gati 35 vitesh me bashkëshortin e saj… 

Blerina Bombaj flet për rëndësinë e farave në dieten tonë.

Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes, Afrimi nga Gjakova mendoi të krijojë një jetë të re me një zonjë nga Tirana. Prezantimi me të i kushtoi 1000 euro. Shumë shpejt ai kuptoi se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin në fillim pasi ajo u largua pa kthim. Çfarë fshihet pas kësaj historie dhe a ka shanse Afrimi t’u ribashkuar me Lorenën? 

Një dashuri nga përtej oqeanit. Bruna preku ëndrrën amerikane shumë vitë më parë duke njohur dhe shokun e jetës, Paulon nga Brazili. Përse e ka ftuar në program?

Ka dy vite që Flori nuk i flet babait të tij Fatmirit. Ai pretendon se babai është kujdesur më shumë për nipin sesa për fëmijët e tij. Nga ana tjetër, Fatmiri thotë se djali i vëllait të ndjerë, i ka dalë i pabesë duke i marrë paratë dhe pronat pa qenë mirënjohës ndaj kujdesit që ka treguar ndër vite. Si ka ndodhur historia? A do arrijnë të pajtohen babë e bir në këtë seancë ndërmjetësimi?

Të Panjohurit! Një konkurrent, 8 të panjohur dhe një i afërm misterioz, janë protagonistë të një show ku mund të fitohen 20 mijë Euro. Konkurrentja jonë sot është një agjente shitjesh, Oksana Genkina. Ajo është nga Ukrahina dhe prej 9 vitesh jeton në Shqipëri. Gjuhën shqipe e njeh mirë, por sa do të arrijë të njohë identitetet e të panjohurve tanë…?