Një penallti e çuar dëm në minutat e fundit të ndeshjes, vendosi barazimin mes Manchester City dhe Liverpool.

11-metërshi u fitua nga skuadra e Guardiolas. Mahrez iu afrua pikës së bardhë, por goditja e tij nuk rezultoi e saktë. Liverpool dhe Manchester City u ndanë në barazim pa gola.

Deri ën fund kjo ndeshje ishte e luftuar. Ritmi i lojës ishte tejet i lartë dhe tregoi se rivaliteti mes këtyre skuadrave do të jetë i gjatë. Skuadrat morën nga një pikë, por Liverpool e ndjen më shumë si humbje pasi përballë publikut të vet nuk mundi të godiste portën kundërshtare.

Tv Klan