Kampionët mposhten nga Fulham

Kriza e Liverpool thellohet akoma dhe më shumë. Kampionët e Premier League regjistruan disfatën e dytë radhazi në kampionat, këtë herë përballë Fulhamit me shifrat 1-0.

Mario Lemina shënoi golin e fitores për londinezët që i shkaktojnë humbjen e 9-të në kampionat deri në këtë pikë të sezonit djemve të drejtuar nga Jurgen Klopp dhe të gjashtën në 7 ndeshjet e fundit.

Ecuri tejet negative për të kuqtë, të cilët tashmë gjenden shumë larg zonës që të dërgon në Europë sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, Fulham merr një fitore me mjaft vlera, për më tepër në një transfertë si ajo e Enfilld dhe shikon të afrohet me pozicionet që shmangin rënien nga kategoria në fund të sezonit.

Klan News