Disfatë vjen pasi siguroi matematikisht titullin kampion

Kampioni i sapo shpallur i Anglisë, Liverpool u mund thellë 4-0 në fushën Manchester City. Një lojë dominuese e vendasve nga fillimi në fund. Llogaritë u mbyllën që në pjesën e parë, pasi u realizuan 3 gola nga De Bruyne, Sterling dhe Foden.

Mesfushori 20-vjeçar i rritur në akademinë e City ka realizuar gola në 3 ndeshjet e fundit në kampionat, duke justifikuar besimin e trajnerit Pep Guardiola. Në pjesën e dytë autogoli i Chamberlain e bëri akoma më të vështirë reagimin e lojtarëve të Liverpool.

Gjithsesi kjo fitore i shërben Manchester City vetëm për statistikë dhe një ngushëllim i vogël për dështimin në kampionat.

Tv Klan