Liverpool triumfoi minimalisht ndaj Crystal Palace në transfertë, për të mbrojtur vendin e parë në Premier League.

Goli i shënuar nga Diego Jota në minutën e 9-të, rezultoi vendimtar për skuadrën e Arne Slot, për të marrë fitoren.

Rastet ishin të shumta për një gol tjetër, nga të dyja ekipet, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Kjo është fitorja e tretë radhazi për Liverpool-in, që mbetet në vendin e parë në renditje me 18 pikë, 4 pikë më shumë se ndjekësit e Manchester City-t dhe Arsenal, që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Java e tetë rezervon një përballje delikate për të kuqtë, pasi luajnë në shtëpi ndaj skuadrës së Chelsea. /tvklan.al