Këtë të shtunë, u luajtën pesë takime, të vlefshme për javën e shtatë në Kategorinë e Parë.

Flamurtari triumfoi me përmbysje ndaj Korabit me rezultatin 2-1. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dibranëve pas golit të Markut, por fraksioni i dytë ishte tjetër histori. Vlonjatët barazuan me Bathën në minutën e 52-të, ndërsa një autogol i Andonit në minutën e 61-të, i dha 3 pikët skuadrës kuqezi.

Fitore regjistroi edhe Besa e vendit të parë, që mundi pastër Burrelin me rezultatin 3-0. Golat e shënuar nga Goxha, Dos Santos dhe Gjinaj, i dhanë 3 pikët e radhës kavajasve.

Erzeni mori pikën e parë për këtë sezon, pasi barazoi pa gola ndaj Lushnjës në transfertë. Shijakasit mbeten në fund me vetëm 1 pikë në shtatë javë.

Kukësi humbi në transfertë ndaj Pogradecit. Liqenorët ia dolën në shtëpi, duke fituar 2-0. Ndeshja tjetër, mes Valbonës dhe Apolonisë, u mbyll në barazim 1-1.

RENDITJA:

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al