Sezoni aktual, mund të jetë i fundit për Aurelien Tchouameni me fanellën e Real Madrid. Mesfushori pritet të largohet nga klubi spanjoll, në verën e vitit të ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Fichajes”, 24-vjeçari mund të transferohet te Liverpool në Angli. Klubi i Premier League e pëlqen shumë francezin dhe do të provojë ta afrojë në skuadër.

Real Madrid kërkon të paktën 80 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, i cili nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit në skuadrën e Ancelotti-t.

Liverpool është gati për të bërë një sakrificë financiare, pasi e sheh Tchouameni-n si lojtarin që i duhet në mesfushë. /tvklan.al