Të kuqtë afrohen me Europën, barazim në Chelsea-United

Pas katër humbjeve radhazi, Liverpool është rikthyer tek fitorja. Kampionët e Anglisë mposhtën jo pa shumë probleme një rival modest këtë sezon si Sheffield Junajtid, me shifrat 2-0.

Një sfidë që u vendos në pjesën e dytë, me Liverpool që shtoi ritmin dhe goditjet në portën e skuadrës që mban vendin e fundit në Premier league.

Kurtis Xhons kaloi në avantazh ekipin e Klopp në minutën e 48-të, me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë.

Në minutën e 64, Firminjo bëri presion tek mbrojtja për të shënuar golin e sigurisë për Liverpool.

Tashmë Liverpool gjendet në vendin e 6-të me 43 pikë, dy pikë nga zona Champions.

Tek fitorja u kthye Tottenham Hotspur, 4-0 përballë Bërnli. Shkëlqeu, Bejl me dopietë golash dhe një asist.

Tre pikësh që e ngjit Tottenham në vendin e 8-të me 39 pikë. Në barazim 0-0 u mbyll klasikja e javës së 26-të, mes Chelsea dhe Manchester Junajtid.

Barazim që shërben për Manchester Sitin kryesues, 12 pikë më shumë nga ndjekësit.

Klan News