Shprehen londinezet: Një shans për të ecur përpara

Londinezët u zgjuan, këtë të martë ndërsa  qyteti i tyre po kthehet  dalëngadalë  në normalitet, pas më shumë se 10 ditësh zie pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.Punëtorët kanë nisur të heqin gardhet rrethuese, ndërsa qytetarë britanikë japin përshtypjet e tyre për homazhet në nder të mbretëreshës së ndjerë. 

Bankieri Ian Levy shprehet:

“Ishte e pamundur të mos ta përjetonim. Ishte një kohë e trishtuar për vendin, por gjithashtu na bashkoi  në një farë mënyre.”

Në të gjithë Londrën qendrore turma të mëdha u mblodhën të hënën  e 19 Shtatorit për ti dhënë lamtumirën mbretëreshës së ndjerë ndërsa ajo bënte udhëtimin e saj të fundit nga Ëestminster në Ëindsor. Por disa ende vënë në dyshim impaktin që transmetoi tek britanikët homazhet për mbretëreshën. Një londineze, Olivia Thompson shprehet për Reuters:

“Unë mendoj se është një kohë shumë e keqe për sa i përket gjithçka tjetër që po ndodh si  kostoja e jetesës, shumë  gjëra, shërbime si psh dyqanet  ushqimore  janë mbyllur në momente vërtet kritike, për njerëzit”.

Sovranja e 40-të në një linjë që gjurmon prejardhjen e saj që nga viti 1066, Elizabeth erdhi në fron në 1952, monarkja e parë post-perandorake e Britanisë.

Ajo mbikëqyri kombin e saj duke u përpjekur të krijonte një vend të ri në botë dhe ajo ishte e rëndësishme në shfaqjen e Komonuelthit të Kombeve, tani një grup që përfshin 56 vende.

Klan News