Lufta në Lindjen e Mesme, vazhdon konflikti Izrael-Palestinë (26 Nëntor 2000)



Lufta në Lindjen e Mesme, vazhdon konflikti Izrael-Palestinë (26 Nëntor 2000)

11:16 26/11/2000

Konflikti izraelito palestinez po merr trajtat e një lufte në Lindjen e Mesme. Për herë të parë që nga maji i kaluar, aviacioni izraelit ka lëshuar një raketë bombarduese sot drejt objektivave guerrile në Liban. Burimet izraelite bëjnë të ditur se ata kanë goditur një bazë në zonën e malit Hermont. Kryeministri hebre ka deklaruar sot se situata në kufirin verior është shumë delikate dhe duhen marrë masa të menjëhershme.

20 të vdekur, ky është bilanci i tërmetit në Azerbajxhan. Lëkundja e tokës mes 6,1 dhe 6,3 shkallëve rihter ka goditur dje Bakun duke shkaktuar dje 20 viktima shumica e të cilëve kanë vdekur nga krizat e zemrës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori







Të ngjashme