Shembjet në “5 Maj” për lagjen e re ishte tema e debatit këtë të enjte në “Opinion”. Gjatë emisionit ka pasur edhe një debat mes Adriatik Lapajt dhe nënkryetarit të Bashkisë, Arbian Mazniku.

Teksa Mazniku po shpjegonte se si një prej banorëve përfiton nga skema e shpronësimit, Lapaj është ngritur dhe ka marrë shkopin në dorë duke shpjeguar koeficentin me të cilin po ndërton bashkia në zonë.

Sipas Lapajt, do të ndërtohen kulla që do të jepen me përqindje dhe shtoi se, “Po të jetë për të dhënë me përqindje, e japin vetë ata (banorët) s’ka pse të jetë bashkia”.

Arbian Mazniku: Klodi i ka pasur mundësitë prej 4 muajsh që ta evitonte këtë situatë. Klodi është ndër ata njerëz i cili ka aplikuar për bonusin e qirasë. Klodi është nga ata njerëz që me bonusin e qirasë mund të kishte bërë lëvizjen, të kishte shkuar në banesën e re, kishte marrë të gjitha gjërat nga shtëpia. Po marr t’ju shpjegoj situatën e Kodit. Klodi ka 215 metra truall dhe 98 metra ndërtesë. Klodi do të përfitojë 202 metra.

Adriatik Lapaj: Ata thonë kemi problem me dokumentacionin.

Arbian Mazniku: Nuk ka asnjë problem me dokumentacionin, kjo është një çështje që nuk ka asnjë lloj sensi. Çdo ndërtues tjetër do i kishte dhënë jo më shumë se 100 metra. Po merr të paktën dyfishin e asaj që do ia kishte dhënë një tjetër…

Adriatik Lapaj: Me çfarë koeficenti ishte atje?

Arbian Mazniku: Me 1.5 që e kishte plani urbanistik i zonës.

Adriatik Lapaj: Një sekond Fevzi se jemi para publikut. Me çfarë koeficenti po ndërton Bashkia atje?

Arbian Mazniku: 1.7.

Adriatik Lapaj: Pse nuk e llogarit me 1.7?

Arbian Mazniku: Po them me plan urbanistik.

Adriatik Lapaj: Nxirre hartën atje se do çohem dhe unë tani. Se gënjeni tani. Po lëre tani se na ofendoni inteligjencën. Këto këtu çfarë janë?

Arbian Mazniku: Objekte të larta

Adriatik Lapaj: Sa kate?

Arbian Mazniku: 18 kate, 19 kate

Adriatik Lapaj: Jo janë 30 kate!

Arbian Mazniku: Po, çfarë problemi ka?

Adriatik Lapaj: Po pse thua jo 18 kate.

Arbian Mazniku: Ç’rëndësi ka se nuk e di.

Adriatik Lapaj: Kjo në mes çfarë është?

Arbian Mazniku: Kullë, 23 kate.

Adriatik Lapaj: Këto me çfarë koeficenti janë këto?

Arbian Mazniku: Me 1.7.

(Ngrihet Mazniku dhe merr shkopin)

Arbian Mazniku: Po ky sheshi sa e ka, po ko rruga sa e ka?

Adriatik Lapaj: Sa është sipërfaqja totale e truallit?

Arbian Mazniku: 160 mijë.

Adriatik Lapaj: Sa është sipërfaqja totale e ndërtimit?

Arbian Mazniku: Është herë 1.7, shumëzoje.

Adriatik Lapaj: Do e bëjmë dhe do ia themi publikut se mbajmë përgjegjësi për këto. Pyetja që kam unë për nënkryetarin e bashkisë është kjo. (I drejtohet Fevziut) 1.7 shumëzim 160 mijë.

Blendi Fevziu: 272 mijë metra ndërtim.

Adriatik Lapaj: Pyetja ime është sa familje do të strehohen nga tërmeti këtu?

Arbian Mazniku: 1200 familje.

Adriatik Lapaj: Pjesëtoje 272 mijë me 1200 familje.

Blendi Fevziu: 226 metra katrorë për familje.

Adriatik Lapaj: 272 mijë zbriti 45 mijë pjesëtim për 1200.

Blendi Fevziu: 189 metra.

Adriatik Lapaj: 189 metra do u japin këta për familje nga tërmeti? Nuk ua japin se nuk jua jep ligji se është akti normativ numër 9. Akti normativ shkon maksimumi në 120 metra.45 mijë metrat e banorëve i zbritëm ndërsa pjesa tjetër përfitojnë se janë familje nga tërmeti. 189 metra. Aty të paktën gjysma e 189 metrit se ka familje edhe me dy banorë, do shkojnë si sipërfaqe e tepërt, pra na del ekstra. Kjo, për këto kullat këtu që do jepen me përqindje. Ngre pyetjen, kjo sipërfaqja këtu sa është ku do ngrihen kullat? E ke të paktën 60 mijë katrorë. Këta janë banorë këtu, kanë shtëpi. Po të jetë për të dhënë me përqindje e japin vetë ata s’ka pse të jetë bashkia./tvklan.al