Luftëtari pezullon trajnerin

Foto: Trajneri Julian Ahmataj

Luftëtari pezullon trajnerin

15:52 14/05/2019

Eleminimi nga Kupa e Shqipërisë solli furtunë te Luftëtari. Drejtuesit e klubit gjirokastrit vendosën që të pezullojnë për 2 javë trajnerin Julian Ahmataj, zëvendësin e tij Neritan Novi dhe futbollistët Albano Aleksi dhe Jackson. Pesë gola të pësuar në gjysmëfinalen e Kupës me Tiranën ishin të tepërt, pasi ky trofe ishte një objektiv për Luftëtarin.

Në deklaratën e shpërndarë, klubi gjirokastrit e quan një shthurrje totale të ekipit duke pësuar gola dhe një humbje të pa përtypshme. Skuadra do të drejtohet nga trajneri i portierëve Jovan Mihajloviç, ndërsa do të ketë hapësirë për lojtarët që kanë më pak minuta. Te Luftëtari e shikojnë si një objektiv të arritur mbijetesën edhe pse jo matematikisht, ndërsa do të mendohet për sezonin e ardhshëm.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo