Gjirokastritët prezantojnë trajnerin Klevis Dalipin

Luftëtari do të ketë trajner Klevis Dalipin, por ende nuk e ka siguruar licencën për të marrë pjesë në Superligë. Drejtori sportiv Artur Dade kërkon mirëkuptimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, për situatën që po kalon klubi pas dorëheqjes së presidentit Grigor Tavo.

“Kërkojmë nga federata që ta shtyjë datën e licencimit dhe do të jemi gati për t’i plotësuar kushtet”.

Afati përfundimtar i licencimit është 31 Korriku, por një pjesë e klubeve nuk janë gati. Probleme financiare po kalojnë edhe skuadra të tjera të Superligës, aq sa pak ditë më parë në një mbledhje të Ligës Profesioniste u diskutuar për vështirësitë dhe për rrezikun e shtyrjes së nisjes së sezonit. Gjithsesi Klevis Dalipi u shpreh sigurt që Luftëtari do të ringrihet.

“Do të bëjmë maksimumin që ta ringrejmë skuadrën dhe ta nisim kampionatin me entuziazmin, dëshirën dhe sigurisht objektivi është të qëndrojmë në Superligë”.

Luftëtari pritet të ndërtojë ekipin më së shumti me lojtarë vendas dhe të rinj. Pjesë e stafit në rolin e drejtorit teknik do të jetë Klodian Duro.

Tv Klan