Pozicioni i Ukrainës në Severodonetsk është “përkeqësuar pak”. Kështu thotë guvernatori rajonal, Serhiy Haidai.

Severodonetsk është një qytet strategjik i rëndësishëm në rajonin lindor të Donbasit.

Haidai tha të premten se forcat ukrainase kishin rimarrë gjysmën e qytetit pasi forcat ruse në një moment kontrolluan rreth 80% të territorit.

“Betejat më të ashpra janë në Severodonetsk. Luftime të shpejta po ndodhin tani,” tha Haidai për televizionin kombëtar këtë mëngjes.

“Mbrojtësit tanë arritën të ndërmerrnin një kundërsulm, ata çliruan pothuajse gjysmën e qytetit. Por tani situata është përkeqësuar pak tek ne përsëri”, tha ai./tvklan.al