Liverpool, Roma, Marseille dhe Milan janë pranë kualifikimit në Europa league pasi fituan bindshëm ndeshjet e para të 1/16.

Liverpool ishte i pamëshirshëm në Pragë, duke fituar 5-1 ndeshjen me Spartën. Në sfidën e kthimit në Anfield skuadra e Jurgen Klopp do ta ketë më të lehtë. Dy prej golave u realizuan nga Darvin Nunez. The Reds janë pretendentë për trofeun këtë sezon ndërsa nga ana tjetër për Spartën ishte dështimi i radhës në këtë fazë të garës.

Roma fitoi 4 – 0 ndaj Brighton. Dy gola erdhën nga sulmi Dybala dhe Lukaku ndërsa dy të tjerë nga mbrojtja Cristante dhe Mancini. Kjo ndeshje u konsiderua si leksion futbolli i dhënë nga trajneri i Romës, Daniele de Rossi ndaj atij të Brighton, Roberto De Zerbi. Me 27 gola, Lukaku është në rrugën e shënuesve më të mirë në Europa League. Vetëm Radamel Falcao me 30 dhe Aubameyang 33 kanë më shumë.

Pikërisht Aubameyang ishte një prej më të mirëve në fitoren 4-0 të Marseille ndaj Villareal. Francezët i mbyllën shpejt llogaritë duke realizuar 3 gola që në pjesën e parë.

Një hap të rëndësishëm bëri edhe Milan në fitoren  4 – 2 ndaj Slavia Praga. Gjithsesi kuqezinjtë duhet të tregohen të kujdesshëm në ndeshjen e kthimit në Çeki.

Në Conference League, Fenerbahçe është pranë kualifikimit. Në transfertë ndaj Union Saint-Gilloise, turqit fituan 3-0.

Ndeshje spektakolare ishte ajo mes Maccabi Haifa dhe Fiorentina ku u shënuan 7 gola. Italianët fituan 4-3. Fitorentina do të përpiqet të sigurojë kualifikimin në sfidën e kthimit.

Nga ana tjëtër Maccabi Tel Aviv dominoi në Greqi kundër Olympiacos duke fituar 4-1. Veterani Eran Zahavi shënoi 2 gola.

Tv Klan