Luhet Kupa e Shqipërisë

Luhet Kupa e Shqipërisë

23:04 18/09/2019

Barazon Tirana, fiton partizani

Janë luajtur ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë për fazën e 1/16. Ashtu siç pritej skuadrat e Kategorisë Superiore kanë marrë rezultate që i favorizojnë për në raundin tjetër.

Në grupin A Tirana është ndalur në barazim pa gola me Shënkollin. Edhe pse skuadra e Ardian Memës krijoi jo pak volum nuk arriti që ta gjente dot rrugën e rrjetës.

Kampionët e Partizanit kanë fituar me rezultatin 0-3 ndaj Vorës. Sukses kanë arritur Teuta dhe Vllaznia. Në grupin B, Kukësi triumfoi jashtë fushe me rezultatin 1-3, ndërsa Skënderbeu fitoi 1-4 me Devollin.

Fitore e thellë dhe për Bylisin që mundi 0-4 Pogradecin. Surprizë ishte humbje 3-2 e Flamurtarit në transfertë me Veleçikun. 

GRUPI A

VORA 0–3 PARTIZANI

TERBUNI 0-2 TEUTA

VELECIKU 3–2 FLAMURTARI

SHENKOLLI 0 -0 TIRANA

ILIRIA 2–1 KASTRIOTI

BURRELI 0-1 VLLAZNIA

KORABI 2-1 BESELIDHJA

ERZENI 3-0 DINAMO  

GRUPI B

DEVOLLI 1–4 SKENDERBEU

SHKUMBINI 1–3 KUKESI

ELBASANI 0–0 LACI

TURBINA 0–1 LUFTETARI

APOLONIA 3-0 KAMZA

POGRADECI 0-4  BYLIS

EGNATIA 0-1  BESA

LUSHNJA 2-1 ORIKU

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT