Presidenti i Francës Emmanuel Macro thotë se vendi i tij do të godasë Rusinë me sanksione të forta pas pushtimit që nisi ndaj Ukrainës.

Në një deklaratë për mediat, Macron u shpreh se Rusia do të përballet me sanksione të ashpra që do të godasin ushtrinë, ekonominë dhe sektorin energjetik.

“Do të mbështesim pa hezitim Ukrainën dhe do të marrim përgjegjësitë tona për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e aleatëve tanë europianë. Ngjarjet e natës së kaluar shënojnë pikë kthese në historinë e Europës. Këtij akti lufte do t’i përgjigjemi me qetësi, vendosmëri dhe unitet”, tha Presidenti francez Macron në një fjalim televiziv drejtuar kombit të tij. /tvklan.al