Me të brendshme seksi në fotot e fundit

Trupi i Madonna-s është kthyer në qendër të polemikave në këtë periudhë dhe ajo i ka hedhur sërish ‘benzinë’ zjarrit me disa foto të reja të publikuara.

Gjatë muajit mars një fotografe dhe eksperte dixhitale australiane, Amelia Goldie, akuzoi yllin e pop-it se i kishte vjedhur një foto në rrjetet sociale.

Ajo kishte vendosur fytyrën e saj në trupin e vajzës 28-vjeçare, duke publikuar më pas foton në Instagramin e saj.

Kjo ngjarje i përket vitit 2015, për të lançuar ‘Rebel Hearts’, por fotografia Amelia e ka kuptuar vetëm tani.

Në foton e publikuar artistja shfaqet me një komplet intim, duke shfaqur trupin e saj pothuajse të zhveshur.

Me mbathje tyli, reçipeta të zeza me detaje lëkure të Agent Provocateur dhe një kapele fetish me zinxhirë të Ruslan Baginskiy, këngëtarja e famshme provokon sërish.

Në moshën 62-vjeçare Madonna shfaqet pa ndroje, edhe pse ky nuk është rasti i parë ku ylli i popit shprehet lirshëm. Të gjithë i mbajnë mend veshjet e saj ikonike si në këngën “like a virgin”.

Klan News