Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10 në aksin rrugor Levan – Tepelenë.

Policia bën me dije se një automjet tip Suzuki me targa greke IHZ 1755 humbi kontrollin dhe ra në një kanal me ujë. Për pasojë u mbytën tre personat që ndodheshin në automjet, shoferi dhe dy pasagjerë. Viktimat nuk janë identifikuar ende.

Paraprakisht dyshohet se makina humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe doli nga rruga.

/tvklan.al