Një paradë Krishtlindjesh është kthyer në tragjedi në shtetin e Wisconsin në Amerikë. Një automjet tip fuoristradë është futur në turmë dhe ka përplasur mbi 50 pjesmarrës në këtë ceremoni duke vrarë 5 persona dhe plagosur të paktën 40 të tjerë.

Mediat amerikane bëjnë me dije se një person është arrestuar në lidhje me sulmin. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë të cilët ishin pjesë e organizmit festiv.

Autoritetet bënë me dije se një polic ka shtënë disa herë në drejtim të automjetit në përpjekje për ta ndaluar sulmin. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

Klan News