Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos në afërsi të fshatit Portëz.

Sipas korrespondentes së Klan News, Anila Sefa, një automjet ka përplasur një grua. Kjo e fundit ka ndërruar jetë ndërsa automjeti është larguar nga vendngjarja.

Dyshohet se viktima rreth 50 vjeç po mblidhte kanaçe në rrugë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të identifikuar drejtuesin e mjetit.  /tvklan.al