Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Xifiani-Aridaia Pelas në Greqi në kilometrin e parë të këtij aksi rrugor rreth orës 21:00. Sipas mediave greke, makina tip “Toyota” me të cilën udhëtonte vogëlushja, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, e më pas u përplas me një pemë.

Për shkak të godijes së fortë, 7-vjeçarja humbi jetën. Në drejtimin e automjetit ishte një grua 35-vjeçare, e ëma e fëmijës. 35-vjeçarja mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. /tvklan.al