Një 24-vjeçar banues në Kamzë është arrestuar nga policia në Doganën e Morinës pasi tentoi të fuste në Shqipëri fishekzjarre kontrabandë.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.P., i cili kishte mbushur makinën me fishekzjarre të padeklaruara.

Në bagazhin e mjetit të tij u gjetën dhe sekuestruan 76 pako me fishekzjarre dhe veshje të ndryshme. Ai akuzohet për kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.  /tvklan.al