Një muze amerikan i ka kthyer një manastiri grek një dorëshkrim 1000-vjeçar, i cili ishte vjedhur nga forcat bullgare më shumë se një shekull më parë, së bashku me qindra dokumente e artifakte të tjera.

Ungjilli i shekullit të XI u prezantua zyrtarisht dje në Manastirin Eikosiphoinissa, një një ceremoni ku ishte i pranishëm kryepeshkopi ortodoks  grek Elpidophoros dhe zyrtarë të Muzeut të Biblës në Uashington.

Sipas Arqipeshkëvisë së SHBA-ve, ungjilli është një nga dorëshkrimet më të lashta në botë dhe besohet se është bërë në Italinë jugore.

Ai iu dhurua muzeut në vitin 2014 pasi u ble në një ankand. Përfaqësues të muzeut e identifikuan si një nga dorëshkrimet e vjedhura në vitin 1917 dhe i shprehën liderit shpirtëror të kristianëve ortodoksë, Bartolemeut I, dëshirën për ta kthyer.

Ungjilli u vodh së bashku me 430 dorëshkrime të tjera të vlefshme nga trupat plaçkitëse të Bullgarisë fqinje, e cila mori edhe artifakte të tjera fetare. Pjesa më e madhe e tyre mungojnë ende.

Manastiri, i cili i përket shekullit VIII u dogj në vitin 1943 nga forcat pushtuese bullgare, të cilat ishin aleate të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më pas u rindërtua dhe tani funksionon si kuvend./tvklan.al