“Testimi për linë e majmunit, do të kryhet në ISHP”

Pandemia e Covid-19 nuk ka mbaruar. Rastet e infektimeve pritet të vijojnë të rriten. Nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë tha se vjeshta mund të sjellë variante të reja të virusit pandemik, ndaj apeloi për vaksinim.

 “Ashtu sikurse edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alertuar, do të kemi edhe një rritje të rasteve. Vjeshta sigurisht që do të vijojë që të ketë sfidat e saj në raport edhe me rastet covid, në raport edhe me variantet e reja. Por vaksinimi është fjala kyçe. Ne do të vijojmë proçesin e vaksinimit.”

Paralel me Covid, sistemi shëndetësor ka rritur survejancën për linë e majmunit e cila tashmë testohet nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ogerta Manastirliu: Ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator.”

Eugena Tomini:Aktualisht kemi sërish një survejancë e angazhuar siç është ajo e lisë së majmunit. Diagnoza kryhet në vend, pavarësisht se ne kemi vazhdimisht komunikim me netëorkun e laboratorëve të referencës në Europë, për të konfirmuar diagnozën.

Sipas Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit. Vendet Europiane tashmë janë në alert, sepse janë më shumë se 29 vende ku janë konstatuar mbi 1700 raste të lisë së majmunit.

Tv Klan