Mançester City ‘shpartallon’ Bryzh - Tv Klan

Mançester City ‘shpartallon’ Bryzh



Mançester City ‘shpartallon’ Bryzh

00:20 20/10/2021

Anglezët prekin kualifikimin, sportingu mposht Beshiktashin

Mançester Siti ka koleksionuar fitoren e dytë në grupin A të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Anglezët mposhtën 5-1 Klub Bruzh në transfertë. Kanselo zhbllokoi sfidën, ndërsa Mahrez dyfishoi rezultatin brenda 45 minutëshit të parë.

Fraksionin e dytë, Siti e nisi praktikisht me gol, këtë herë ishte mbrojtësi tjetër i krahut, Ualker ai që realizoi. Për 4-0 shënoi i riu Palmer. Goli i nderit për belgët mban firmën e Vanaken, i cili shndërroi në gol një aksion mjaft të bukur të Bruzh. Llogaritë e duelit i mbylli algjeriani Mahrez, që kompletoi dhe dopietën e tij personale. Me këtë fitore, Siti ngjitet në kuotën e 6 pikëve.

Pikët e para në grup shijoi Sportingu i Lisbonës, pas triumfit 4-1 në transfertën turke të Beshiktash. Portugezët marrin vendin e tretë në grupin C, dhe janë ende në lojë për kalimin në raundin tjetër, por edhe sigurimin e fazës plej-off të Europa Ligë.

Klan News








Të ngjashme