Mancini bën gati rikthimin në kombëtaren italiane të Mario Balotelli




Mancini bën gati rikthimin në kombëtaren italiane të Mario Balotelli

22:20 22/01/2022

Muajt e fundit është përfolur shumë për Joao Pedro, por sulmuesi mbi të cilin Roberto Mancini do të synojë të marrë biletën për në Botërorin e Katarit do të jetë Mario Balotelli. Në fakt, sipas asaj që raporton “Sky Sport”, trajneri italian ka vendosur të thërrasë  Marion për stërvitjen e kombëtares të planifikuar gjatë pauzës së kampionatit nga 26 deri më 28 Janar.

Tre ditë në dispozicion të sulmuesit të Adana Demirspor, i cili këtë sezon ia ka dalë të shënojë 8 gola në 20 paraqitje. Formë që duket se ka bindur teknikun italian, i cili nuk i ka mbyllur kurrë derën Marios për t’u rikthyer me kampionët e Europës.

Super Mario është 31 vjeç dhe ndeshja e fundit e luajtur me kombëtaren daton në 7 Shtator 2018. Sfida e radhës mund të jetë ajo play-off ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila në rast fitoreje do e afronte akoma dhe më shumë kombëtaren italiane drejt raundeve finale të Botërorit të Katarit.

Klan News











Të ngjashme